Mund të themi se vetëm një foto e rreme e Selena Gomez në Met Gala mund të vendosë një rekord të ri në Twitter dhe e bukura është se Sel as nuk ka qenë prezente në eventin e modës.
Në Twitter qarkulluan 2 foto të Selena-s me mbishkrimin: “Selena Gomez u paraqit si surprizë në Met Gala. Çfarë dreqin”.
Edhe pse njerëzit e dinin që Selena nuk do të ishte pjesë e Met Gala-së, sërish photoshop-uan një foto të saj dhe jaaa. Fotoja origjinale është ajo e Lily James, e shkrepur në Met Gala, në vitin 2022, gjithsesi, mund të themi se kushdo që e editoi, ka bërë një punë fantastike.