22/01/2026

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe të gjithë ministrat në Qeveri mbajtën konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë për të prezantuar ndryshimet ligjore që do t’i propozohen Kuvendit për realizimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Në konferencën për shtyp mbajtën fjalim zëvendëskryeministri i Parë Grubi, ministrat për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, i Financave, Fatmir Besimi, zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Enver Husejin.

Zëvendëskryeministri i Parë Grubi informoi se e gjithë Qeveria jep një mbështetje të qartë për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore. “Duke parë bllokadën e dukshme dhe mbajtjen peng të ligjeve nga opozita, duke marrë parasysh interesat e qytetarëve për ndërtim të shpejtë, më të lirë dhe cilësor të autostradave, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi shtatë propozim-ligje, të cilat do ti paraqesë para deputetëve në Kuvend.

Duke pasur parasysh faktin që BE-ja e ka shtuar Korridorin 8 në hartën e korridoreve evropiane dhe rëndësinë e tij gjeostrategjike dhe për shkak të debatit që po vazhdon prej kohësh në Kuvend, në Qeveri dhe në opinion, vendosëm që ligjet të propozohen me flamur evropian”, sqaroi zëvendëskryeministri i parë Grubi, i cili apeloi deri te deputetët që të heqin dorë nga bllokada dhe të mos rrisin çmimin e autostradave me mbi 150 milionë euro para të qytetarëve dhe të mos rrezikojnë projektet nacionale dhe strategjike, projekte vetëm për hir të një agjende ditore politike.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski tha se vetëm para disa muaj, pas dekadash lobim, Qeveria arriti që së bashku me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë, Korridorin 8 të hyjë në hartën e korridoreve kryesore evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe se vendimi është nëse do të jemi një udhëkryq dhe një rrugë kryesore evropiane në Ballkan apo në vend, do të mbetet një qarkore sepse të gjitha vendet po përshpejtojnë modernizimin e infrastrukturës së tyre.