Vela: Masakra e Mejës, një krim që Serbia nuk mund ta mohojë

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën e Mejës në përvjetorin e saj.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se 377 civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës u vranë nga policia dhe ushtria serbe në Masakrën e Mejës të vitit 1999.

Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq

“Kjo ishte masakra më e madhe e luftës së Kosovës. Vite më vonë, 309 prej kufomave u gjetën në një varr masiv në Batajnicë”

“Një krim që Serbia nuk mund ta mohojë!”, ka shkruar Vela.

Sot shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

24 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.

Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Share post: