Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është arrestuar një grua, pasi gjatë vizitës së saj në Qendër Korrektuese Dubravë, kishte tentuar të fuste një qese me substancë të dyshuar narkotike.
E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet nga Policia.
“Qendra Korrektuese Dubravë 25.04.2023 – 10:30. Nga zyrtarët korrektues është informuar se e dyshuara femër kosovare që ishte ardhur në vizitë te i burgosuri posedonte një qese me substancë të dyshuar narkotike. E dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.