18/07/2024

Sot mot i vranët e intervale me diell, temperaturat deri në 16 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se vende-vende mund të ketë riga shiu.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërkaq maksimalet ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.