17/07/2024

Serbë e shqiptarë të komunave veriore do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarët e tyre të ardhshëm. Pavarësisht rrethanave, ata janë deklaruar të gatshëm të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ndërkohë, ka të tillë që thonë se këto zgjedhje nuk sjellin ndryshim dhe se jeta e tyre nuk varet nga politika.

Është i vetmi fshat me shqiptarë në Zubin Potok. Për këtë, në këto zgjedhje janë të bindur të vendosin të japin më të mirën për të zgjedhur kreun e komunës.

Banorët e kësaj ane thonë se jo vetëm në këto zgjedhje, por që nga viti 2002 ata gjithmonë janë pjesëmarrës në votime.

“Do të dalim në zgjedhje, i madh e i vogël, nga mosha 18 vjeç që kanë të drejtë vote. Votimet do t’i kryejmë dhe mendoj që do të jenë me sukses”, ka thënë Aziz Hasani, banor i fshatit Çabër.

Madje sipas Hasanit, shfrytëzimin e të drejtës së votës nuk mund t’ua mohoj askush as përmes frikësimit.

“Siguria nuk është aq në nivelin e duhur, por si sot, nesër apo pasnesër ma merr mendja që kështu ka me qenë. Po unë besoj që këto zgjedhje kemi me i krye me sukses”, ka thënë ai.

E më pesimist për këto zgjedhje duken se janë banorët e Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Si shqiptarët edhe serbët thonë se jeta e tyre nuk varet nga liderët politik, qofshin ata në Kosovë apo në Serbi.

“Prej këtyre zgjedhjeve nuk presim asgjë, po duhet me dal. Nuk e mendojmë na a jemi të sigurt a jo, ne me dal e me ju tregu kismet po”, është shprehur Riza Dushi, banor i Lagjes së Boshnjakëve.

“Unë nuk po fitoj as prej Kurtit as prej Vuciqit, por po fitoj me këta 9 gishta që shkoj e me punu”, ka thënë Jovan Jovanoviq, banor i Lagjes së Boshnjakëve.

Banorët e katër komunave të Veriut të Kosovës më 23 prill do të kenë mundësi të vendosin me votë për fuqinë politikë që do t’i udhëheq në vitet në vazhdim.

Dy kandidatët Eden Atiqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, thonë se janë duke bërë fushatë dhe se situata në veri është relativisht e qetë.

Atiqi tha se ekziston një dozë e pasigurisë tek qytetarët, por duke marrë parasysh se në veri gati çdo vjet ka zgjedhje, elektorati atje është i kalitur me situata të tilla.

“Elektorati është i mësuar me këtë situatë dhe ne kemi shtuar elektoratin atje”, tha Atiqi për RTK, sipas të cilit, situata atje është më e sigurt se sa paraqitet, ndërsa u shpreh i gatshëm edhe për ta drejtuar komunën pas të hënës.

Ndërsa Betim Osmani ishte më skeptik sa i përket sigurisë, derisa kërkoi që qeveria të jetë sa më aktive në veri. Ai po ashtu tha se si Iniciativë ka muaj që janë duke bërë fushatë, me idenë që të ketë sa më shumë qytetarë në zgjedhje. Madje ai tha se në veri pritet të dalin në zgjedhje edhe qytetarë nga komuniteti serb.

Dy kandidatët që folën edhe për idetë partiake për zhvillimin e komunave, kthimin e qytetarëve, ndërtimi e shtëpive, zhvillimin e shëndetësisë dhe infrastrukturë. Ata thanë se do të mundohen të krijojnë ura bashkëpunimi në ver