17/07/2024

Tërmetet shkatërrimtare që goditën Turqinë juglindore në shkurt të këtij viti, shkaktuan jo vetëm dëme në njerëz dhe materiale, por edhe sektori bujqësor pësoi goditje të mëdha.

Në shumë zona pati lëvizje dhe çarje të tokës, lëvizje dhe rënie shkëmbinjsh, ndërsa shembjet u vunë re edhe në tokat bujqësore.

Një e tillë është rasti i uljes me rreth dy metra e një toke bujqësore në lagjen “Kadıncık” të rrethit Pazarcık të Kahramanmaraş, ku fermerët ankohen se kanë vështirësi me ujitjen dhe spërkatjen me traktorë.

Dy fraktura paralele sipërfaqësore u shfaqën rreth 200 metra larg njëra-tjetrës në disa pjesë të tokës bujqësore.

Duke përmendur se lagjja e tyre u dëmtua rëndë nga tërmeti, kryetari i lagjes Kadincik, Mehmet Haysöz, tha: “Në fshatin tonë me 65 shtëpi, mbetën 13 shtëpi me dëme të lehta, të tjera u dëmtuan rëndë dhe u shkatërruan si pasojë e tërmetit, ndërsa ndërruan jetë katër persona”.