Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes, ka thënë se janë djegur edhe tri makinave në veri të vendit.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”, ka shkruar Vela në cicërimën e tij në Twitter.
“Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë”, ka shkruar Vela.
Ndërkohë, vetura të tjera janë djegur gjatë javëve të shkuara në veri të vendit.