22/04/2026

Një person në fshatin Konjushë të Prizrenit është sulmuar nga katër persona.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje, përcjell Klankosova.tv.

” Viktima mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.