12/07/2024

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari në fjalë është Urim Hyseni.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku ka ndodhur vrasja e një gruaje.

Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës I ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse, familjarët e trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy.

Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Rugova, mes tjerash bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.