
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për arrestimin e tre personave të cilët e kanë sulmuar Valon Sylën mbrëmë.
Në një postim në Facebook ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përkushtimin.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.”, shkroi Sveçla.