15/01/2025

Në një intervistë për mediat britanike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar përshkallëzimin e situatës në Ballkan. Ajo i krahasoj veprimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ato të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas saj, njohja reciproke është zgjidhja e vetme që mund të garantojë paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, pasi sipas saj, konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej Europën.