Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e rënies e ka kujtuar komandantin Agim Ramadani, për të cilin tha se ka dhënë shembullin e veçantë se si duhet të mbrohet atdheu.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se heroi, Agim Ramadani, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.

“24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant ‘Katanës’. Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *