Mulliri i Shaban Demës në fshatin Ozdrim, i vjetër rreth 150 vjet (VIDEO)

Njihet si mulliri i Shaban Demës dhe historitë rreth tij janë të shumta.

Ky mulli që për shumë vite ishte jashtë funksionit, u ka shërbyer të gjitha fshatrave përreth Ozdrimit për të bluar grurin dhe misrin.

Madje, përveç që ka shërbyer si mulli këtu njerëzit janë mbledhur për të treguar e planifikuar së bashku për të mirën e shqiptarëve.

Pavarësisht se nuk punoj për rreth 3 dekada, trashëgimtari i këtij mulliri vendosi që atë ta kthejë në funksion pavarësisht vështirësive për të operuar.

Ndonëse është ndërtuar rreth 150 vjet më parë, ky objekt ka pësuar dëme të ndryshme.

Muret i ka të qara, punon vetëm me një gurë sa për të bluar misrin dhe i mungon shumëçka nga infrastruktura përcjellëse që atë do ta bënte tërheqës dhe më funksional.

Për momentin këtu funksionon vetëm një gurë për bluarjen e misrit, por kërkesat për bluarje janë të mëdha dhe është i domosdoshëm edhe një gurë për bluarjen e grurit.

Mulliri i Shaban Demës, historik dhe i vjetër rreth dy shekuj, edhe pse është funksional po shkon drejtë shkatërrimit nga mungesa e investimeve.watch (1)

Share post: