Një veturë tepër e rrallë është gjetur në garazhin e një shtëpie në Britaninë e Madhe, shkroi DailyStar. Vetura e tipit Facel Vega HK 500, e prodhuar në një numër shumë të kufizuar, ishte lënë në këtë garazh para 47 vjetësh dhe konsiderohej si ndër më të shpejtat e kohës.
Ajo tash është nxjerr nga aty dhe pritet të dalë në ankand, ndërsa u tha çmimi i saj mund të shkojë deri në 300.000 funte.
Një model i ngjashëm ishte gjetur edhe vitin e kaluar, por ishte shitur për 270.000 funte. “Ky automjet është një perlë. Te gjesh një makinë kaq të mirë, të vendosur në një garazh për një periudhë kaq të gjatë. Është moment shumë i veçantë”, tha Mike Davis, njohës i automjeteve.