Çeku viziton ekspozitën “Ç’nuk dija që e kisha ditë…”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar ekspozitën “Ç’nuk dija që e kisha ditë…” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula.
Kjo ekspozitë është shfaqur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, ku ministri ka bërë të ditur se pjesë e kësaj ekspozite janë fotografitë në sfondin monokrom që, siç u shpreh ai, krah për krah shfaqin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë nëpër katër dekadat e fundit.
“Fotografitë në sfondin monokrom që krah për krah shfaqin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë nëpër katër dekadat e fundit dhe mullari i sanës në hyrje të galerisë, janë pjesë të ekspozitës “ç’nuk dija që e kisha ditë…” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula, kuruar nga Edi Muka, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës”, ka shkruar ai në Twitter.