Krasniqi, Tahiri e Ismaili lajmërohen nga Haga: Krenar për UÇK-në, çlirimtarët do të dalin fitimtarë


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me Abelard Tahirin dhr Uran Ismailin kanë udhëtuar për në Hagë, ku do të ndjekin nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet i bindur se nga kjo betejë, krerët e UCK-së do të dalin fitimtar.

“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.

Share post: