08/02/2025


Numër i madh i qytetarëve mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar për Drejtësi, nismë kjo e marrë nga platforma “Liria ka Emër”.

Më poshtë janë disa fotografi ku shihen qytetarët e mbledhur në shesh.

Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.

Kujtojmë që my marsh po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit të katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.