04/10/2024


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni e ka mbështetur Marshin për Drejtësi që do të mbahet nesër.

Hyseni përmes një shkrimi në Facebook tha se në Hagë po gjykohet një popull i tërë i Kosovës.

Sipas tij, bota duhet ta kuptojë që t’ia mohosh drejtësinë një populli të tërë është krimi më i rëndë dhe më i denueshëm.

“Në Hagë po gjykohet një popull i tërë. Po gjykohet populli i Kosovës që bëri një luftë te pashoqe diplomatike e ushtarake për liri, pavarësi e demokraci. Pretendimet se kjo gjykatë po krijohej për të hetuar pandehmat idiotike të Dik Martit, për “trafikim organesh” doli të ishte një mashtrim dhe lojë e imponuar makabre për barazimin e agresionit gjenocidal serb mbi Kosovën dhe popullin e saj me luftën e drejtë e çlrimtare të popullit të Kosovës. Marshi pë Drejtësi nuk duhet të ndalet. Sepse, populli i Kosovës kerkon drejtësi dhe asgjë tjetër”, tha Hyseni.