21/04/2026

Një person ka vdekur në fshatin Grabanicë të Klinës të hënën.

Në raportin e policisë thuhet se viktima kishte shkuar në një lokacion për të biseduar për punë ndërtimtarie dhe pa pritur ishte rrëzuar në tokë.

Më pas nga shokët e tij është dërguar në QKMF, pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.