14/07/2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 147 martirët e Masakrës së Izbicës, në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi gjatë homazheve te Memoriali i Masakrës së Izbicës, ka bërë thirrje për drejtësi, të cilën akoma e presin dhe kërkojnë familjarët, shoqëria dhe shteti i Kosovës.

“Gra, fëmijë, burra e pleq vriteshin gjithandej, pa shkak e pa mëshirë. Fatkeqësisht, janë mbi 400 masakra të kryera mbi popullsinë civile shqiptare, për të cilat, fare pak urdhërdhënës dhe ekzekutues kanë dalë para drejtësisë. Prandaj, edhe në këtë përvjetor të dhembjes, njëkohësisht krenarisë tonë kombëtare, thërrasim për drejtësi, të cilën akoma e presin dhe kërkojnë familjarët, shoqëria dhe shteti ynë. Lavdi të përjetshme të rënëve të Kosovës – dritës e diellit së lirisë dhe të ardhmes tonë!”, u shpreh Krasniqi.