Delegacioni kosovar, optimist për takimin në Ohër

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka përfunduar takimin e tij edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Para Kurtit, ai pati takim edhe me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.

Tahiri: Një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion e autonomi, dështim i interesave kombëtare
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, transmeton Syri.net Kosova

“Për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim”.

Tutje, në njoftim thuhet se Kurti ka falenderuar emisarin për kontibutin e tij dhe të SHBA-ve. Tutje thuhet se Propozimi Evropian është pranuar e shihet si diçka pozitive, me njohjen reciproke në qendër.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në njoftim.

Share post: