Tahiri: Qeveria Kurti i kishte tensionuar marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në, tash kemi komunikim të ngushtë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për qëndrimin e Aleancës rreth Propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sikurse lideri i partisë, Tahiri thotë se kjo Marrëveshje që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër e rifaktorizon Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

“Kosova në ShBA shihet si një vend mik, një popull mik e që ka luftu për liri dhe një popull që me të vërtetë në të gjitha aspektet është në vijë me ShBA-në. Pra Kosova është një vend që e sheh marrëdhënien me Amerikën afatgjate, strategjike dhe të përjetshme, edhe në këto vija ata e njohin, megjithatë për shkak të situatës gjeopolitike, luftës në Ukrainë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, janë shumë të interesuar që ta mbështesin këtë marrëveshje, dhe janë të bindur se plani franko-gjerman për Kosovën i jep një shtytje të madhe Kosovës dhe e rifaktorizon në rrafshin ndërkombëtar, kryesisht në organizatat ndërkombëtare”, thotë Tahiri.Sipas tij, është e vërtetë që Qeveria Kurti i kishte tensionuar marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.
“Kjo ka ndodhur. Fatmirësisht tash shihet një komunikim i ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe opozitës me ShBA-në”, u shpreh ai për EO.

Share post: