16/02/2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin se ia publikoi ish-të dashurës së tij, një foto nudo.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i dyshuari u arrestua të mërkurën, rreth orës 11:14.

Policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.