Von Cramon takon Kurtin: Plani i evropian i hap rrugën Kosovës drejt BE-së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para takimit në Ohër.

Von Cramon shkroi në “Twitter” se ajo përsëriti mbështetjen e saj për planin evropian dhe inkurajoi Kurtin që të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin.

Siç shton ajo, zbatimi do të kontribuojë në gjurmimin e rrugës përpara të Kosovës drejt BE-së.

“Diskutimi në kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun dhe takimin e radhës në Ohër. Duke ritheksuar mbështetjen e plotë për planin e BE-së për marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe duke u dhënë inkurajim për të gjetur një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi kjo do të me të vërtetë do i hapë rrugën Kosovës për në BE”, ka shkruar Von Kramon.ViolavonCramon

Share post: