28/03/2024

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë.Specialja ka bërë të ditur për teve1.info se e kanë lejuar këtë vizitë për shkak të arsyeve bindëse humanitare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Regjistrin që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Michael Doyle.Ndryshe në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur që të ulë dënimin e ish luftërarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt me 3 muaj. Ata do të qëndrojnë në burg 4 vite dhe 3 muaj dhe jo 4 vite e 6 muaj siç ishin dënuar më parë.
Atyre do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.