10/12/2024

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë mirë, sidomos kur është fjala për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë në Strasburg, ai theksoi se ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy palëve.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo, ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me ta në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efektive, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi. , por tani po punohet për koordinim që përfshin luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së, por shfrytëzoj rastin të theksoj se sa e rëndësishme është në rastin e Serbisë dhe Kosovës”, nënvizoi ai./abcnews.al