23/01/2025

Të hënën është arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se i njëjti ka kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Policia njofton se si prova materiale janë konfiskuar: një palë atlete, një palë tuta, një pulovër dhe një pajisje e punës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është ndërguar në mbajtje.