Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima para 4 muajve ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.
Bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.