Nga MPB, kanë lajmëruar se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në suaza të kontrolleve në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, mes të cilave për shpejtësi mbi të lejuarën 101 sanksione, nëntë masa për drejtim të automjeteve pa patent shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.
Nga MPB informojnë se janë shqiptuar tre masa për prëdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë, tetë masa për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit. “Kontrollet rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, shtuan nga MPB.