17/07/2024

Dodik i gatshëm të largohet nga federata

Duke sfiduar sërish SHBA-të Milorad Dodik, tha se Republika Srpska do të bëjë gjithçka për t’i kthyer të gjitha pronat në juridiksionin e saj me ligjin e ri mbi pronën e paluajtshme.

Dodik tha se mbetej i vendosur për të mbrojtur interesat e Republikës Srpska dhe për t’i rezistuar së bashku çdo përpjekje për centralizimin në Bosnje.

“Asnjë ultimatum apo shantazh nuk do të na shtyjë të mos mbrojmë atë që është interesi kombëtar i RS dhe kjo është arsyeja pse ne jemi gati të largohemi nga Bosnja dhe Hercegovina nëse tentojmë të vjedhim pronat tona”, tha Dodik.

Dodik ende mban qëndrimin se “BiH nuk është superiore ndaj Republika Srpska dhe se amerikanët synojnë të bëjnë pikërisht këtë.”

“BiH nuk është një shtet, as nuk do të jetë kurrë, as nuk do ta kontrollojë kurrë këtë pronë. Kjo pronë i përket Republika Srpska dhe Departamenti i Shtetit nuk do ta ndalojë këtë,” tha Dodik.

Klan News