25/01/2025

Sot 16 vjet më parë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.

Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadiç, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të atij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën./klankosova