10/12/2024

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovës.

Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas njoftimit të qeverisë, takimi pritet të ndodh në ora 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 16:00”.