07/10/2024

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, e ka pritur sot në Paris kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Sulmuesi i skuadrës franceze, Lille, i ka bërë dhuratë fanellën tij të parit të LDK-së.

Abdixhiku u shpreh i nderuar nga pritja e Zhegrovës, për të cilin tha se ka një të ardhme të ndritshme.

Postimi i plotë nga Abdixhiku:

“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.

Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të.

Të faleminderit për pritjen Edon.

Të priftë e mbara djalë”.