09/11/2024

BE: Ky dimër, i dyti më i nxehtë në histori

Në këto ditë të fundit të dimrit, acari është kthyer në veri të Europës.

Dëbora mbuloi Londrën dhe gjithë Britaninë e Madhe. Reshjet e dendura bllokuan shumë rrugë kombëtare, duke futur në kaos qarkullimin rrugor. Pasoja nga kjo situatë ka edhe trafiku ajror, me qindra fluturime të anuluara në aeroportet ndërkombëtare të Hithrout dhe Getuikut.

Temperaturat ranë disa gradë nën zero, ndërsa niveli i dëborës varion nga 5 centimetra në zonat e ulëta, deri në 40 centimetra në ato malore. E njëjta situatë edhe në Stokholm, ku dëbora është akoma më e dendur.

Megjithatë, sipas Shërbimit Kopernikus të Bashkimit Europian për ndryshimet klimatike, dimri 2022-2023 ishte i dyti më i ngrohtë në historinë e rekordeve të kontinentit. E pazakontë ishte edhe thatësira gjatë kësaj periudhe.

Tv Klan