Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë në mbarë botën, ku ndërohet dhe respektohet figura e gruas. Urimet për këtë festë nuk kanë munguar as nga zyrtarët e lartë, të cilët kanë uruar gratë shqiptare dhe gratë e jetës së tyre.
Kreu i Partisë së Lirisë ka zgjedhur që festën e 8 Marsit ta urojë përmes një fotoje me nënën e tij. Në foton krah saj, Meta e cilëson si burim lumturie dhe force.
“GËZUAR 8 MARSIN NËNA IME! JE BURIM LUMTURIE DHE FORCE NË GJITHË JETËN TIME!”, SHKRUAN META.