17/07/2024

Një burrë nga Serbia është arrestuar pasi dyshohej për shitjen e vajzës së tij të mitur për 3,000 euro, ka thënë ministria e Brendshme serbe.

Policia e ka gjetur vajzën në shtëpinë e burrit 47-vjeçar.

E mitura është dërguar menjëherë në Qendër për Punë Sociale.

Babai i saj dhe një burrë tjetër dyshohen për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ata janë në mbajtje për 48 orë, siç raporton Index.hr, dhe se shpejt do të dalin para gjyqit.