Policia e Tiranës ka dalë në konferencë për mediat pas arrestimit të autorit, Dan Hutra, i cili ditën e sotme vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në 3 zona të ndryshme të kryeqytetit.
Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, shprehet Hutra ende nuk është marrë në pyetje, ndërsa shton se në momentin e arrestimit autori nuk bërë rezistencë dhe nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Po ashtu bëri me dije se autori ka lëvizur me një automjet “tip” benz i cili ishte marrë me qira.
Nga gëzhojat e gjetura vrasjet në Paskuqan dhe Kamzë janë kryer me të njëjtën armë, deklaroi Vocaj.
“NGAJRJA E SOTME KA DINAMIKËN SI MËPOSHTË NË ORËN 12:15 AUTORI DAN HUTRA KA PLAGOSUR ME THIKË SHTETASEN M.G BANUESE NË ASTIR. PAS KËSAJ NGJARJEJE ËHSTË LARGUAR ME MJETIN “BENZ”, DHE RRETH ORËS 12:35 KA SHKUAR NË KODËR KAMËZ NË BANESËN E ISH-BASHJETUESES. KA PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI HELENA DHE KUJTIME HYSAJN, KA VRARË ME ARMË ZJARRI MEVLUTE HYSJAN, MOTRËT E ISH-BASHKËJETUESES DHE HASIME DAKU TË FEJUARËN E KUNATIT.
PAS KËSAJ NGJARJEJE AUTORI KA LËVIZUR NË RUGËN E ARBRRIT, RRETH ORËS 12:48 KA NDALUAR TEK BANESA E FAMILJES KURTI, KA VRARË TLEVA KURTIN. POLICIA E SHTETIT KA MARRË NJFTIM NË ORËN E 13:35 MINUTA. PAS NGJARJES JANË NGRITUR PIKA KONTROLLI, JANË ZHVILLUAR KONTROLLE. FALË REAGIMIT TË POLICISË RRETH ORËS 18:35 ËSHTË BËRË ARRESTIMI I DAN HUTRAS”, THA VOCAJ.
