18/04/2024

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur një shqetësim që del të jetë problematike në marrëveshjen e planit evropian.

Një gjë e tillë, siç tha ai është neni i cili ndërlidhet me obligimet e trashëguara, specifikisht, neni 10 i marrëveshjes në fjalinë e fundit të kësaj pike, transmeton klankosova.tv.

”I vetmi nen ku ka problem me këtë marrëveshje, është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara. Ajo është pika e 10 e marrëveshjes, në fjalinë e fundit të tij. Megjithatë, këtë ju duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë dhe paqartësisë që e shoqëron tërësinë, e jo si diçka të veçantë ndaj një marrëveshjeje në 2013-ën, Thaçi-Vuçiq, e të zgjeruar në marrëveshjen e vitit 2015, Mustafa-Vuçiq, mbi asociacionin”.

”Marrëveshja bazë nuk i veçon ato, por i vendos ato në një normë të tipit kategori. E kam pranuar që ekziston një thes me marrëveshje, dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje, njëherë duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhës së tyre kohore dhe gjithashtu vetëm ato për të cilat ka autorizim kushtetues i ligjor në Republikën tonë, për t’u zbatuar”.

”Dhe kur thuhet se ato duhet të zbatohen lexojeni fjalinë deri në fund sepse ajo nuk thotë se ato vetëm duhet zbatohen”.