Kosova dhe Serbia u pajtuan të hënën në Bruksel, se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.
Kurti dhe Vuçiq shprehën gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.
Mblidhet KQZ, rishikohet plani i buxhetit për zgjedhjet në veri
Pas kësaj të arriture që po konsiderohet moment pozitiv në procesin e dialogut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar sërish themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.
Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.
I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.
“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin] Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, u shpreh Escobar.
Edhe nga Departamenti i Shtetit është thënë se themelimi i Asociacionit mbetet kritik për Kosovën.