17/03/2025

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video më deklarata të përmbledhura të kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë, por edhe tani në pushtet.

Në këtë video janë shfaqur deklaratat e Kurtit ku kritikonte e premtonte që nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë.

download41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë
Molliqaj në mbishkrimin e kësaj video ka shkruar se Kurti ka shkelur gjithçka për pushtet.

“Albin Kurti shkeli gjithçka për pushtet!”, ka shkruar ai.

Videoja ka mbi 5 minuta dhe janë të përmbledhura të gjitha deklarimet e Kurtit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.