Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke folur për shumicën e re parlamentare dhe daljen e Alternativës nga Qeveria tha se dera për hyrjen e kësaj partie megjithatë mbetet e hapur.
Grubi thotë se dera mbetet e hapur në Qeveri edhe për Lëvizjen Besa. Ai tha se VMRO-ja po e keqpërdorë frikën e qytetarëve sepse sic thotë ata po e mbjellin këtë frikë tek qytetarët.
Ata I frikësojnë qytetarët maqedonas u thonë se shqiptarët do na i marrin shtetin, frikë nga Bullgaria, frikë nga Serbia e tj. Kjo është izolim, kjo është regres. Ata duan ti bllokojnë ndryshimet Kushtetuese dhe të shkojmë në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodhë. Votuesit dijnë sakt se kujt dhe për cka i japin vota”, thotë Grubi.