06/10/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke folur për shumicën e re parlamentare dhe daljen e Alternativës nga Qeveria tha se dera për hyrjen e kësaj partie megjithatë mbetet e hapur.

Grubi thotë se dera mbetet e hapur në Qeveri edhe për Lëvizjen Besa. Ai tha se VMRO-ja po e keqpërdorë frikën e qytetarëve sepse sic thotë ata po e mbjellin këtë frikë tek qytetarët.

Ai thotë se në target, të kritikave të VMRO-së ai vetë po edhe z. Taravari sepse kësaj partie politike I prishën matematikat.
“Kemi qenë target i sulmeve sepse unë po edhe z. Taravari i kemi prishur matematikat VMRO-së, ajo nuk do ti fitojë zgjedhjet, po edhe sikur ti fitojë, VMRO-ja nuk do të ketë partner koalicioni”, tha Grubi mes tjerash.