18/07/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke folur për shumicën e re parlamentare dhe daljen e Alternativës nga Qeveria tha se dera për hyrjen e kësaj partie megjithatë mbetet e hapur.

Grubi thotë se dera mbetet e hapur në Qeveri edhe për Lëvizjen Besa.

“Ka vullnet nga ana e deputetëve për shumicë dhe për ndryshimet kushtetuese, deputet të VMRO-së. E dini herën e kaluar. Na duheshin edhe më shumë deputet. Deputetët e VMRO-së janë të gatshëm të votojnë ndryshimet kushtetuese. VMRO-ja po izolohet andaj është e nervozuar. Edhe 61 deputet sikur ti fiton nuk do të mund të funksionojë. Qeveria mono etnike nuk mund të funksionojë”, tha Grubi