10/12/2024

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se situata e furnizimit me dokumente ka nisur të stabilizohet, pasi është pranuar kontingjenti i ri i dokumenteve blanko.

Në njoftimin e së hënës u tha se Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Furnizimi me material u bë një muaj me vonesë. Ministria kishte njoftuar më 10 janar të 2023-s se në fund të atij muaji do të bëhej furnizimi.