Deputeti Haki Abazi, , ka thënë se kryeministri, Albin Kurti në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në pozicionin “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”.
“Kur nuk bie borë siç e do dimri, bie lloq- ama lloq!. Nesër na ka ardhë puna, “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”, por para Serbisë ka vetem një zgjidhje: Unitet”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak./21Media