06/10/2024

Netflix njofton se ka ulur çmimet për abonentë në më shumë se 30 vende.

Kjo vjen pas rritjes së kostos së jetesës dhe përballjes së Netflix me konkurrencën në rritje nga shërbimet rivale.

Në përpjekje për të tërhequr më shumë abonentë çmimet janë ulur në vende të ndryshme të Azisë, Evropës, Amerikës Latine, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

“Kur vjen puna te zbavitja, abonentët nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjedhje”, i tha BBC-së një zëdhënës i kompanisë.

Vendet në të cilat janë ulur pagesat e abonimit përfshijnë Malajzinë, Indonezinë, Tajlandën, Filipinet, Kroacinë, Venezuelën, Kenian dhe Iranin.

Në disa raste çmimet janë ulur përgjysmë. Kompania, Mbretërinë e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i cilëson si vende ku ka ulur çmimet e saj. /IndeksOnline/