15/01/2025

Turqia ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Tëitter, ministria e Jashtme turke tha se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

MFATurkiyeKurti: Kosova është shembull demokratik në rajonin problematik
“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Kontegjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona.