Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme ka shkuar te foltorja e Kuvendit, ndërkohë që po fliste ministri i Financave, Hekuran Murati.
“S’ki drejt me fol”, i tha ajo ministrit, për shkak se po shkelte rregulloren e Kuvendit dhe ia largoi mikrofonin.
Kurse, Murati tha se kjo është për keqardhje çfarë po ndodh.
“Kërkoj ndjesë në emër të këtyre deputetëve që po e prishin seancën. Është për keqardhje, prapë do të mundohem të jap sqarime”, tha Murati para deputetëve, ndërkohë që ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përcjell Klankosova.tv.
Konjufca e urdhëroi Muratin të ulet në vendin e tij, pasi që nuk kishte të drejtë të flistë sipas rregullores së re të Kuvendit.