23/01/2025

Estonia është një shtet mike dhe partnere strategjike e cila i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap mbështetje Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas një pritje që i bëri ambasadores jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunim, derisa vetë diplomatja estoneze e falënderoi kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Diplomatja estoneze ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.